Gusht 2018 - Diplomat Catering
Këshilla për të zgjedhur kompaninë e duhur të kateringut për eventin tuaj

Këshilla për të zgjedhur kompaninë e duhur të kateringut për eventin tuaj

Shumë njerëz në ditët e sotme, preferojnë të konsultohen me faqet online apo te pyesin njerez qe njohin, në momentin që duan të zgjedhin ushqimin e duhur per eventin e tyre. Eksperienca e keqe e ndokujt, mund t’ju kursejë shumë kohë dhe para. Ushqimi i mirë ju nderon para miqve, ndërsa një ushqim i keq ngelet thjesht një ushqim i keq. Kjo është një nga arsyet pse duhet të jeni shumë të kujdesshëm në momentin që zgjidhni furnizuesin e ushqimeve. Ushqimi i shijshëm i shërbyer gjatë eventit do t’i lërë të ftuarit të kënaqur dhe të lumtur.

Që gjithçka të shkojë më së miri, hidhini një sy këshillave të mëposhtme qe Diplomat Event & Catering ju ofron si rrjedhojë e një eksperience të madhe,:

1. Ku të filloni?
Kateringu është shpesh gjëja e parë ose e dytë në planifikimin e buxhetit të eventit. Shuma që shpenzoni për ushqime dhe pije mund të ndikojë në shumën e parave që ju ngelen për gjëra të tjera. Përpara se të mendoni për menutë, shihni me kujdes përkushtimin e kompanisë së kateringut. Nëse nuk ju përgjigjen telefonatave apo email-eve tuaj, si mund të prisni që eventi të shkojë sa më mirë?

2. Jini specifikë lidhur me nevojat dhe pritshmëritë që ju keni
Kompanitë e kateringut ofrojnë një sërë menush dhe struktura çmimesh që të keni një larmishmëri zgjedhjeje. Jini specifikë lidhur me llojin e eventit, ushqimit që doni të servirni dhe pritshmëritë tuaja ndaj menusë.

3. Eksperienca ka vlerë
Një kompani kateringu që është e specializuar për një darkë të thjeshtë në oborr me barbekju, ndoshta mund të mos jetë e përshtatshme për eventet elegante dhe fine. Eksperienca lidhur me llojin e eventit që ju keni ndërmend të planifikoni është e rëndësishme, kështu që shmangni punësimin e një kompanie kateringu që është e specializuar për një lloj eventi ndryshe. Në vend të kësaj, flisni me ta për planet që keni ndërmend, si dhe kërkoni rekomandime/sugjerime nga ata.

4. Fleksibiliteti
Zakonisht kompanitë e kateringut kanë menu standarte nga të cilat mund të zgjidhni. Shikoni për menu që janë më koherente, më moderne. Por megjithatë diskutoni për opsione menush që gjithashtu mund të zgjidhni dhe të pershtaten me shijet tuaja; fleksibiliteti është pika kyçe.

5. Jo gjithçka ka të bëjë me ushqimin
Kur të zgjidhni një kompani kateringu, mbani mend që po i punësoni për ushqimin, pijet dhe shërbimin. Kjo përfshin gjithashtu shërbimin që ju merrni si klient, si dhe shërbimin që të ftuarit tuaj do të marrin gjatë eventit.

6.Propozimet
Kur duhet të perzgjidhni një plan biznesi, rregulli i përgjithshëm është të kërkoni tre plane. E njëjta gjë aplikohet te kompania e kateringut që duhet të zgjidhni për eventin tuaj.

7. Referencat
Doni të dini si është të punoni me kompaninë e kateringut që keni ndërmend të zgjidhni? Nëse ata dërgojnë ushqimin aq shpejt sa thonë? Nëse pijet dhe ushqimi ishin në rregull? Nese sherbimi dhe kurimi ishte i mire? Pyesni. Kompania e kateringut mund t’ju sigurojë një listë referencash; shfrytëzojeni si mundësi dhe pyesni klientët lidhur me eksperiencën që kanë pasur me këtë kompani. Në disa raste, mund të ndiqni dhe një event të tyrin më nga afër.

8. Anullimi
Kur planifikoni një event, anullimi mund të jetë gjëja e fundit që ju shkon ndërmend. Megjithatë, gjëra të papritura mund të ndodhin, kështu që është mirë të pyesni lidhur me politikat e anullimit. Kontrata juaj e kateringut duhet të përfshijë procedurat e anullimit dhe gjobat në rast se kompania e kateringut nuk kryen shërbimin e paguar. Sigurisht edhe nëse klienti anullon papritur eventin, kompania mund të mos kthejë paratë ose të kërkojë dëmshpërblim, në varësi të bahkepunimit te rene dakort.

7 gjërat që duhet të dini përpara se të vendosni për menunë e dasmës

7 gjërat që duhet të dini përpara se të vendosni për menunë e dasmës

Përzgjedhja e ushqimit është padyshim pjesa më argëtuese dhe e shijshme kur bëhet fjalë për planifikimin e dasmës. Por megjithatë ajo kërkon më shumë përkushtim sesa kishit menduar. Më poshtë do të gjeni 7 gjëra që duhet të dini për përzgjedhjen e ushqimit për ditën tuaj më të rëndësishme:

1. Jini mendje-hapur
Mendoni jashtë “kornizave”. Mos u fokusoni tek menute monotone që i keni parë kudo, mendoni për diçka më impresionuese, por që mbi të gjitha ju pëlqen dhe ju. Menutë në “Diplomat Catering” përmbajnë ushqime të përzgjedhura me kujdes, si dhe të kombinuara në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën, ku në fokus mbetet cilësia dhe shija e mrekullueshme.
2. Komunikoni me personin përgjegjës për kateringun
Mos kini ndrojtje të shprehni mendimet apo dëshirat lidhur me përzgjedhjen e menusë, çfarë pëlqeni dhe çfarë jo. Mendimi juaj është vërtet i rëndësishëm pasi vetëm ashtu mund t’i ndihmoni që çdo gjë të jetë perfekte.

3. Kujdes me buxhetin
Në momentin që keni të përcaktuar një buxhet, mos e tejkaloni duke provuar produkte të ndryshme të cilat do t’ju sjellin shpenzime të panevojshme. Tundimi nuk ja vlen – na besoni!

4. Mendoni për atmosferën
Mendoni për atmosferën e përshtatshme për të ftuarit tuaj dhe kohën e duhur per servirjen e ushqimit! Si fillim do te ishte mire koktejli i mireseardhjes. Me pas është më komforte për të ftuarit që fillimisht të kenë një pjatë me ushqime në tavolinë, në mënyrë që të mos krijohet rrëmujë gjatë eventit. Duhet llogaritur koha e duhur per servirjen e ushqimit deri tek momenti i ndarjes se tortes se dasmes. Gjithsesi me Diplomat Catering nuk keni pse te shqetesoheni, ne ju japim keshillat qe ju duhen per menune dhe kohen e servirjes, per t’jua lehtesuar organizimin.

5. Një detaj i personalizuar nga ju
Mund të jetë një detaj i vogël si një koktejl special ose një ëmbëlsirë që ju e adhuroni që të shërbehet në një moment të veçantë. Kështu që përpara se të përzgjidhni menunë, mendoni dhe për këtë pjesë. “Diplomat Catering” mirëpret çdo dëshirë tuajën që eventi të jetë thjesht “unik”.

6. Jo të gjithë do të jenë të kënaqur
Dhe kjo është mëse në rregull! Mendimet janë të ndryshme kur vjen puna te ushqimi, kështu që është e garantuar që mund të ketë persona që kanë pasur pakënaqësi. Mundohuni të keni varietete të ndryshme mishi, perimesh, frutash etj. E rëndësishme është që ju të kënaqeni, pasi është dita juaj dhe duhet ta shijoni në maksimum!

7. Hani dhe bëni qejf
Më e rëndësishmja është : Bëfshi qejf! Eshtë dita juaj dhe padyshim që meritoni më të mirën!

10 këshilla si të organizoni një festë mbresëlënëse inagurimi

10 këshilla si të organizoni një festë mbresëlënëse inagurimi

Keni blerë një shtëpi, studio, apo po hapni një biznes të ri ? Me siguri jeni vërtet të emocionuar dhe përpos gjithë asaj lumturie tashmë vjen pjesa më argëtuese: “Inagurimi”. Të gjithë miqtë tuaj mezi po presin të vijnë dhe është në dorën tuaj që t’i jepni një mirëseardhje të ngrohtë.Më poshtë do të gjeni disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë:

1. Përgatisni një plan
Vendosni një datë për festën dhe filloni menjëherë përgatitjet. Do të jetë një festë e thjeshtë gjatë një pasditeje të freskët apo një darkë e këndshme deri në orët e vona?  Nëse jeni vërtet kreativ/e, mund të zgjidhni edhe një tematikësi prsh: vitet 90’, All in White etj. Që festa të jetë e paharrueshme duhet t’i kushtoni rëndësi çdo detaji.

2. Dërgoni ftesa klasike
Mund të gjeni formate të gatshme online. Nëse po planifikoni një festë të vogël, lini afat një javë për përgjigje. Nëse po planifikoni një festë goxha të madhe, tre javë janë mëse të mjaftueshme. Mos harroni të ftoni edhe komshinjtë, me këtë rast mund të njiheni me njëri-tjetrin!

3. Bëhuni kreativ me dekorin
Të ftuarit duhet të kenë sa më shumë hapësirë. Lini mënjanë karriget dhe vendosni disa jastëqe anash tavolinës. Më pas dekori i tavolinës është çështje më vete. Hidhni një sy në rrjetet sociale për disa ide inspiruese ose kontaktoni “Diplomat Catering” për një shërbim sa më profesional dhe cilësor.

4. Mbani larg gjërat delikate
Që gjithçka të shkojë më së miri, duhet të parandaloni edhe incidentet e vogla që të ndodhin. Gjërat që mund të thyhen ose ato të çmuara, sigurohuni që t’i keni të mbledhura diku anash, në mënyrë që të mos e mbani mendjen aty përgjatë gjithë festës.

5. Vend strategjik për pijet dhe ushqimin
Tregoni vendet më të bukura të shtëpisë. Vendi strategjik për pije dhe ushqim mund të jetë në kopsht, në dhomën e ndenjes ose në kuzhinë.

6. Ushqim i duhur per te ftuarit tuaj
Ushqimi është shumë i rëndësishëm për të ftuarit tuaj. Ju mund të zgjidhni ta gatuani vetë, por kjo do të krijojë shumë lodhje dhe stres aq sa nuk do e keni mendjen të shijoni eventin tuaj. Zgjidhja më e mirë është të porosisni catering. Menuja e servirur porositet per t’iu pershtatur të gjitha shijeve si me bazë perimesh, mishi, pule apo edhe peshku. Madje, servisi i eneve nga cateringu ju eviton edhe shumë punë për të bërë më pas. Ju mjafton të keni dëshirën për të bërë event, se për detajet mendon Diplomat Catering, që të ftuarit të mbeten të kënaqur.

7. Muzikë e përzgjedhur
Muzika e mirë është çelësi i festës. Vendosni disa nga këngët tuaja të preferuara por gjithashtu mos harroni të merrni disa sugjerime edhe nga të pranishmit.

8. Shijojeni festën
Eshtë mjaft stresuese të shërbesh ushqimin, të takosh miqtë apo të mundohesh të kënaqesh në të njëjtën kohë. Stafi profesional i “Diplomat Catering” do të jetë në shërbimin tuaj, që ju të shijoni festën pa u merakosur për detaje të tjera.

9. Bëni sa më shumë foto
Përveç kujtimeve, një libër me fotot e festës do ishte një ide goxha e bukur.

10. Shkruani disa mesazhe “falenderimi”
Mund t’ju duket e çuditshme, por në fund të fundit duhet të falenderoni miqtë që ishin pjesë e festës dhe që gëzojnë me ju në çdo moment.

Si të organizoni një festë të mrekullueshme ditëlindjeje për fëmijë

Si të organizoni një festë të mrekullueshme ditëlindjeje për fëmijë

Të organizoni një festë sa më speciale për fëmijën tuaj është gjëja e parë që gjendet në listën “to do” për prindërit, qoftë ditëlindja e parë apo e katërmbëdhjeta. Festat e ditëlindjeve janë vërtet të rëndësishme, edhe në ditët e sotshme nuk përmblidhen thjesht me një tortë dhe disa tullumbace. Nëse hidhni një sy në rrjetet sociale, do të gjeni mjaft foto të festave në mbarë botën, nga të cilat mund të inspiroheni.
Por ku qëndron sekreti? Si të organizoni një festë të paharrueshme për fëmijën tuaj, pa harxhuar një sasi të konsiderueshme parash? Më poshtë do të gjeni disa këshilla nga “Diplomat Catering” se si mund të ktheni një festë të thjeshtë në një festë ëndrrash:

Buxheti
Të shijoni një ditë të mbushur plot me argëtim e të qeshura është prioritet, prandaj si fillim planifikoni se sa keni ndërmend të shpenzoni për festën dhe cilat janë gjërat që ju nevojiten. Në “Diplomat Catering” ju ofrojmë një sërë paketash nga të cilat mund të zgjidhni atë që ju duket më e përshtatshme. Duke planifikuar çdo detaj do të arrini të mbani gjithçka nën kontroll dhe të shmangni momentet stresuese.

Lista e të ftuarve

Do të ftoni të gjithë shokët e klasës së fëmijës apo ata do të jenë më të lumtur po të ftoni vetëm miqtë e tyre të ngushtë? Duke menduar për listën e të ftuarve, do të keni pak a shumë idenë rreth vendit, sa do kushtojë eventi dhe nëse ju duhet katering për të rriturit apo jo. Mund të planifikoni dhe disa aktivitete apo lojëra.

Vendi

Të organizoni festën në shtëpi është një metodë më pak e kushtueshme dhe më komforte, por do të keni akoma dhe më shumë punë pas festës. Nëse vendosni ta organizoni festën në një restorant apo kënd lojërash, do t’i lehtësoni goxha punë vetes. Por mos harroni që dhe rezervimi i një vendi të tillë ka kosto shtesë. Dhe opsioni për një piknik në natyrë po preferohet goxha vitet e fundit, si një mënyrë që fëmijët të argëtohen akoma dhe më shumë në natyrë.

Zgjidhni një tematikë

Duke zgjedhur një tematikë rreth festës që po mendoni të organizoni, do të shtoni akoma dhe më shumë faktorin “argëtues”. Prsh nëse fëmija pëlqen një personazh vizatimor, atëherë përse mos ta ketë pjesë të festës? Imagjinoni sa shumë do të gëzohej! Në varësi të periudhës, ju mund të organizoni një festë sezonale ditëlindjeje si prsh për Pashkë, Halloween apo Krishtlindje. Por mos harroni që të pyesni dhe fëmijën për dëshirat speciale që mund të ketë në mendje.

 

Tortë, tortë dhe vetëm tortë
Eshtë koha për detajin më të ëmbël…koha e tortës. Sigurisht mund ta porosisni në dyqanin më të afërt ose mund ta përgatisni vetë (por kjo nuk rekomandohet për të shmangur problemet e minutës së fundit). Alternativa më e mirë është t’i drejtoheni një ekipi profesionist, që torta e ditëlindjes të jetë e paharrueshme për të gjithë të ftuarit. Ekipi ynë do t’ju japë disa ide inspiruese nga të cilat mund të zgjidhni.

 

Lojëra dhe argëtime
Animatorë, Dj, kështjellë me tullumbace… ka pafund opsione. Gjithashtu kostot variojnë ose mund të zgjidhni paketa të ndryshme që ofrohen.

Katering
Kateringu për një festë fëmijësh nuk është “formulë shkencore”, por ama është esenciale. Nëse festa do të organizohet në shtëpi, zgjidhni disa lloje sanduiçësh. Dhe kur themi sanduiçe, jo sanduiçë të thjeshtë, por me forma dhe detaje argëtuese për fëmijët. Ushqimet tradicionale të festave si mini-salçice, shkopinj me salcë, copa karrota, mini-pica, kubikë me djathë, mini-pastra, biskota etj janë opsione mjaft të mira. Thjeshtësia është çelësi!
Mbani mend, nëse është një festë për fëmijë të vegjël, të pranishëm do të jenë dhe prindërit e tyre, kështu që bashkangjitur ushqimeve mund të vendosni dhe çaj e kafe për ata. Në “Diplomat Catering”, çmimet nisin nga 700 L/personi duke ofruar një larmishmëri ushqimesh që do të bëjnë akoma dhe më speciale festën e shumëpritur.

Pijet
Për një festë të mrekullueshme, ne ju rekomandojmë të shmangni pijet e gazuara. Lëngjet apo shishet e ujit janë më të rekomandueshme duke qenë se bëhet fjalë për fëmijë.

Mini-kuti të vogla festash
Pas gjithë asaj feste të mrekullueshme, disa mini-kuti të vogla që të ftuarit t’i marrin me vete është një ide goxha speciale. Në to mund të vendosni ëmbëlsira, biskota të bëra në shtëpi, mini-torta të vogla, ku sipër mbështjelljes vendosni një etiketë me emrin e fëmijëve, ku i falenderoni që ishin të pranishëm.
Me “Diplomat Catering”, çdo festë e juaja kalon përtej çdo parashikimi!

Nëse po mendoni të organizoni festën e ditëlindjes së fëmijës tuaj, kjo është menuja që ju duhet

Nëse po mendoni të organizoni festën e ditëlindjes së fëmijës tuaj, kjo është menuja që ju duhet

Të gjithë femijët e adhurojnë dhe mezi e presin festën e ditëlindjes. Duke kombinuar organizimin e mirë dhe ushqimin e shijshëm, do të jeni në gjendje ta ktheni ditëlindjen e femijës suaj në një festë të mrekullueshme. Miqtë e ngushtv, animatorët, tullumbacet me ngjyra, të gjitha këto i japin ngjyrë festës tuaj, por ajo që do bëjë diferencën është sigurisht ushqimi.

Në Diplomat Catering i kushtojmë një rëndësi të veçantë kësaj pjesePër ne nuk ka shumë rëndësi madhësia e festës tuaj apo tematika, qoftë një përvjetor kompanie apo një festë fëmijesh, ajo që ne e kemi prioritet është të gatuajmë gjithmonë ushqim të shijshëm dhe cilësor.

Është një fakt i njohur se fëmijët janë shumë selektivë për atë që hanë. Ata pëlqejnë ushqime që u duken familjare, sidomos kur janë në ambiente jo të njohura për ata.

Kur ju kontaktoni me ne apo vizitoni faqen e webit tëDiplomat Catering, tek Social Events, mund të njiheni me Menu per Festën e Fëmijëve tuaj.

Fëmijët i preferojnë ushqimet Finger Food, pikërisht nga fakti sepse mund t’i marrin vetë. Ata mund t’i mbajnë lehtësisht në dorë, ndërkohë që shijojnë edhe aktivitetet që ofrohen në festën e tyre.

Një nga opsionet e disponueshme që do vini re në menunë tonë janë Mini Pizzat, kremviçe pule me petë sfoliat, broce me susam, proshutë krudo dhe krem filadelfia. Ato janë plot shije dhe ngjyra.

Fëmijët, shprehin një dashuri të madhe për ëmbëlsirat, ndaj sigurohuni që të përzgjidhni edhe ëmbëlsira nga menuja e fëmijëve. Kush nuk do i merrte krepat e shumllojshme, apo pancake me nutella, fruta pylli dhe banane. 

Një vëmendje të vecantë i kushtojmë edhe paraqitjes së produkteve. Ato i bëjmë me forma tërheqëse dhe të bukura sa më afër botës së fëmijëve. Shpeshëherë gjen Micky Mouse pancake, smile sandwich etj.

Kur fëmijët janë të lumtur dhe të gatshmëm për të ngrënë pa mbikqyrjen e prindërve, atëherë dhe ju mund të shijoni festën të relaksuar. 

Nëse keni në plan për të organizuar ditëlindjen e fëmijëve tuaj, apo të perfshini menu për fëmijë në eventin tuaj, ju ftojmë të na kontaktoni  dhe të njiheni me mundësitë e shumta që ju ofrojmë. Menu të larmishme duke filluar nga 700 lekë/person. 

Ju mirëpresim!