Tost per Femije - Receta nga Diplomat, ajo qe ju duhet! - Diplomat Catering

Receta jonë e rradhës është ajo perfektja për të kënaqur të gjithë fëmijët që do të jenë të ftuar në ditëlindjen e djalit apo vajzës tuaj. Madje kjo mund të jetë receta më krijuese që keni përgatitur ndonjëherë. Tost për fëmijë me një pamje të lezetshme, do ti shtoj të gjithëve një buzëqeshje më tepër në fytyrë!

Përbërësit:

  • bukë pancare për fëmijë ose bukë tosti
  • feta kastraveci
  • ullinj të zi
  • cheddar
  • filadelfia
  • milanez

Përgatitja:

Fillojmë duke prerë njërën fetë të bukës në formë trekëndëshi dhe e lyejmë njërën prej copave me krem djathi. Buka që përdoret është bukë pancare ose  bukë tosti për fëmijë.

Pastaj presim fetën e sallamit milanez në gjysëm, dhe njërën prej tyre e vendosim sipër bukës. Kështu salami merrë formën e gojës.

Gjëja tjetër që duhet të bëjmë është të presim djathin cheddar  në tre forma të vogla drejtkëndëshi për të krijuar formën e dhëmbëve.

Përfundojmë tostin duke shtuar përsipër gjysmën tjetër të bukës.

Hapi tjetër që duhet të bëjmë është të krijojmë sytë e njeriut tonë prej tosti! Vendosim sipër dy rrathë kastraveci të prerë hollë dhe mbi to dy feta ulliri të zinj gjithashtu të prera hollë!

Më në fund toasti juaj mora pamjen e një njeriu. Fantastike! Ju ja dolët! Fëmijët kanë për tu kënaqur kaq shumë dhe për më tepër do ti shijonë me shumë kënaqësi!

Tostet tuaja janë gati fëmijë!!!