Si te pergatisim "Shporte me Perime" - Receta nga Diplomat - Diplomat Catering

Në qoftë se dëshironi të përgatisni një recetë sa tradicionale aq edhe moderne, atëherë “shporte me perime” është receta ideale!
Jo vetëm e shijshme por do të zbukurojë tryezën tuaj me forma lulesh të bukura! Në këtë recetë ne do t’ju tregojmë rrugën më të lehtë për ta përgatitur atë!

Përbërësit per Shporte me Perime:
Koper
Petë sfoliat
Kungull
Karrotë e grirë me rende
Vezë
Pana

Fillojmë me përbërësin e parë, kungullin duke e grirë me rende. Kungulli përvec se i shijshëm është edhe mjaft i ushqyeshëm. Ai përmban kalium, magnez dhe vitaminë B.

Në të njëjtin tas, shtojmë edhe karrotën e grirë!

Perimeve të grira me rende, i shtojmë panën!

Përbërësi i rradhës është veza. Të gjithë e njohim vezën për vlerën e saj proteinike. E thyejmë vezën me kujdes dhe e shtojmë në tas! Mos harroni edhe pak koper.

Me një pirun normal përziejmë të gjithë përbërësit së bashku deri sa të krijohet një trajtë e vetme.

Marrim petat e sfoliatës dhe i presim në drejtkëndësha me të njëjtat përmasa.

Në një tavë me forma rrethore vendosim në secilën hapësirë, petët sfoliat.

Mbasi petët sfoliat të kenë marrë formën rrethore, shtojmë mbi të përzierjen që përgatitëm pak më parë.

Tani mbështjellim përbërjen me petat dhe i bashkojmë cepat dy e nga dy, duke krijuar formën e një luleje.

Në qoftë se ju dëshironi mund të krijoni edhe forma të tjera. Si për shembull mbasi e kemi vendosur petën e sfoliatës në rrathët e tavës, i presim anësore, e shpojmë me pirun dhe shtojmë përbërjen. Në këtë rast nuk e mbyllim petën e sfoliatës.
Më pas i fusim në furrë për t’u pjekur.

Tashmë, mund të shihni pamjen e bukur që kanë marrë. Ato mund t’i kompozoni sipas dëshirës. Ne kemi vendosur t’i servirim, në një pjatë druri!