Shkurt 2019 - Diplomat Catering
Shots me perime krudo dhe krem djathi – Receta nga Diplomat

Shots me perime krudo dhe krem djathi – Receta nga Diplomat

E kush tha që shots vetëm pihen?!

Kësaj rradhe ju sjellim një recetë super të thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e pëlqyer nga të gjitha zonjat e shtëpisë. Madje për të gjithë ato që duan të tërheqin vëmendjen e të ftuarëve të tyre me përgatitje shumëngjyrëshe. Shots me perime krudo dhe krem djathi jo vetëm që janë të shijshme dhe të bukura por edhe shumë të shëndetshme, madje ato nuk do të refuzohen as nga të ftuarit tuaj vegjetarian!

Le të fillojme duke ju prezantuar me përbërësit dhe përgatitjen!

Përbërësit:

  • krem djathi
  • karrotë
  • kastravec
  • spec te kuq dhe jeshil
  • selino
  • rrepë e kuqe

 

Përgatitja:

Fillojmë duke prerë me kujdes në formë julienne (në copa të vogla dhe të holla)  të gjithë përbërsit. Një vëmëndje të veçantë i kushtojmë edhe përzgjedhies së perimeve në ngjyra, pasi kështu krijojmë një kompozim edhe më të bukur!

Servisi me të cilin ato do të shërbehen janë gota shots-i. Prandaj kjo recetë është edhe pak më e veçantë se të tjerat!

Hapi i parë është që secilën prej gotave e mbushim deri ne gjysëm me krem djathi duke përdorur një lugë të thjeshtë.

Më pas vendosim të gjitha perimet e prera një nga një në shots!

Siç ju thamë, ju paralajmëruam që kjo recetë do të ishte shumë e shpejt dhe e thjeshtë për tu përgatitur!

Jemi të lumtur që bufesë suaj iu shtua edhe një përgatitje tjetër shumë-ngjyrëshe!

Ju bëftë mirë!

 

Si te pergatisim Cheese Ball – Receta nga Diplomat

Si te pergatisim Cheese Ball – Receta nga Diplomat

Keni vendosur të përgatisni një cheese ball por dëshironi një arsye më shumë për ta bërë? Atëherë ju duhet të dini se cheese ball ka qenë një ndër ushqimet e preferuara të amerikanëve gjatë viteve 1950 dhe 1970 dhe i kanë shoqëruar ato në çdo martini në mbrëmjet e tyre!

Cilët janë përbërësit?

  • djathë dhie
  • rikota
  • arra
  • bajame të pjekura
  • erëza
  • karrotë e grirë

Fillojmë duke vendosur djathin e dhisë, rikotën, koprën, erëzat dhe bajamet e pjekura në një tas. I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku deri sa të formohet një masë e vetme.

Me masën e krijuar, përdorim duart tona për të bërë formën sferike të Cheese Ball-it tonë të parë!

Më pas në një pjatë tjetër hedhim arrat e copëzuara dhe fusim mes tyre topin e djathit që sapo përgatitëm.

Kjo shije është ndër më të pëlqyerat!

Por në rast se ju nuk jeni të sigurtë për shijen e të ftuarve apo të miqve tuaj ose madje dëshironi t’i surprizoni ata edhe më shumë, atëherë mund ta mbështillni topin e djathit të përgatitur me kopër ose edhe me karrotë!

E pra ja dhe ku i keni gati topat tuaj të djathit sa hap e mbyll sytë! Jo vetëm të shijshëm por edhe me ngjyra të bukura! Për një kompozim më të bukur mund t’i vendosni ato në një pjatë të zezë dhe shtoni një shkop sipër tyre për dekor. Dhe pjata juaj është gati për tu servirur!

Si te pergatisim disk kastraveci me salmon – Receta nga Diplomat

Si te pergatisim disk kastraveci me salmon – Receta nga Diplomat

Të afërmit tuaj do vijnë t’ju vizitojnë? Dëshironi të lini një përshtypje sa më të mirë por nuk keni kohë për të gatuar?
Ne ju prezantojmë me një recetë krijuese, elegante dhe mjaft e thjeshtë për t’u përgatitur! Por mbi të gjitha shumë e shijshme! Me përbërës që ne të gjithë i duam – Disk kastraveci me salmon të tymosur dhe krem djathi!

Përbërësit janë:

  • Disk kastraveci
  • Salmon i tymosur
  • Limon
  • Kopër

Le të fillojmë!

Si fillim marrim një kastravec të freskët që shija të jetë sa më e mirë. E presim në feta të vogla me trashesi 3 cm.

Më pas kastravecat i vendosim në pjatë. Ne do t’ju sygjeronim një pjatë drejtkëndësh që forma e rrumbullakët e disqeve të kastravecit të ngjajë sa më bukur estetikisht!

Mbasi kemi vendosur përbërësin e parë në pjatë i shtojmë krem djathi sipër, me anën e qeseve të pastiçerisë, në rast të mungesës së saj, ju mund të përdorni edhe një lugë të vogël kuzhine.

Hapi tjetër është prerja e salmonit me kujdes në feta shumë të holla.

Fetat e salmonit i vendosim sipër kremit të djathit, duke u kujdesur që të marrin formë të bukur.

Pas vendosjes së fetave të salmonit do vendosim copa të vogla limoni të cilat kompozohen si në ngjyrë ashtu edhe në shije me përbërësit e tjerë!

Përbërësi i fundit por jo më pak i rëndësishëm është të shtoni pak kopër. Edhe pse i vogël ai i bën një diferencë të madhe në shije prandaj mos e harroni!

Tani disk kastraveci me salmon te tymosur është gati dhe jemi të sigurt që e keni përgatitur për më shpëjt se 10 minuta! Dhe me e bukura është se miqtë tuaj kanë arritur dhe cdo gjë është gati!

Klikoni për të parë videon ose nëse dëshironi të njiheni me një tjetër recetë nga Diplomat klikoni këtu!