Mars 2019 - Diplomat Catering
Si te pergatisim “Shporte me Perime” – Receta nga Diplomat

Si te pergatisim “Shporte me Perime” – Receta nga Diplomat

Në qoftë se dëshironi të përgatisni një recetë sa tradicionale aq edhe moderne, atëherë “shporte me perime” është receta ideale!
Jo vetëm e shijshme por do të zbukurojë tryezën tuaj me forma lulesh të bukura! Në këtë recetë ne do t’ju tregojmë rrugën më të lehtë për ta përgatitur atë!

Përbërësit per Shporte me Perime:
Koper
Petë sfoliat
Kungull
Karrotë e grirë me rende
Vezë
Pana

Fillojmë me përbërësin e parë, kungullin duke e grirë me rende. Kungulli përvec se i shijshëm është edhe mjaft i ushqyeshëm. Ai përmban kalium, magnez dhe vitaminë B.

Në të njëjtin tas, shtojmë edhe karrotën e grirë!

Perimeve të grira me rende, i shtojmë panën!

Përbërësi i rradhës është veza. Të gjithë e njohim vezën për vlerën e saj proteinike. E thyejmë vezën me kujdes dhe e shtojmë në tas! Mos harroni edhe pak koper.

Me një pirun normal përziejmë të gjithë përbërësit së bashku deri sa të krijohet një trajtë e vetme.

Marrim petat e sfoliatës dhe i presim në drejtkëndësha me të njëjtat përmasa.

Në një tavë me forma rrethore vendosim në secilën hapësirë, petët sfoliat.

Mbasi petët sfoliat të kenë marrë formën rrethore, shtojmë mbi të përzierjen që përgatitëm pak më parë.

Tani mbështjellim përbërjen me petat dhe i bashkojmë cepat dy e nga dy, duke krijuar formën e një luleje.

Në qoftë se ju dëshironi mund të krijoni edhe forma të tjera. Si për shembull mbasi e kemi vendosur petën e sfoliatës në rrathët e tavës, i presim anësore, e shpojmë me pirun dhe shtojmë përbërjen. Në këtë rast nuk e mbyllim petën e sfoliatës.
Më pas i fusim në furrë për t’u pjekur.

Tashmë, mund të shihni pamjen e bukur që kanë marrë. Ato mund t’i kompozoni sipas dëshirës. Ne kemi vendosur t’i servirim, në një pjatë druri!

 

Shots me Salmon – Receta nga Diplomat

Shots me Salmon – Receta nga Diplomat

Një tjetër recetë e mrekullueshme shotsi vjen për ju në blogun tonë! Kësaj rradhe do ju prezantojmë shots me salmon.

Ky shots është me të vërtetë special pasi ju e dini që salmoni përveç pamjes së këndshme që merr i vendosur në gotat e vogla, ai ka edhe vlera të larta ushqyese si: omega 3, proteina dhe vitamin D.

Miqtë tuaj apo të afërmit që do ta shijojnë do ndihen tepër të kënaqur.

Përbërësit:

  • Salmon
  • Krem djathi
  • Feta limoni
  • Kopër

Përgatitja:

Përgatitja e kësaj recete fillon duke hedhur kremin e djathit në 4 gota shotsi. Ju mund të përdorni edhe një lugë çaji për ta bërë sa më praktitke përgatitjen tuaj.

Mbasi kemi vendosur me kujdes kremin e djathit në gotat e shotsit, vendosim përsipër salmonin e tymosur!

Veprojmë prap në të njëjtën mënyrë. Vendosim sërish kremin e djathit sipër salmonit dhe shtojmë feta të tjera salmoni përsipër.

Shtojmë përsipër krem djathi për të fundit herë, kështu shotsi do të ketë një pamje mjaft estetike dhe të kompozuar bukur.

Kur të keni mbaruar me vendosjen e kremit të djathit dhe salmonit do të shtojmë pak kopër me shumë delikatesë.

Dhe përbërësi i fundit dhe jo më pak i rëndësishëm është limoni. E presim atë në copa të holla të qëruara mirë.

Dhe ja ku receta juaj mori formën e mrekullueshme sa hap e mbyll sytë. Tani, ngjyra e salmonit kombinohet tepër mirë me të verdhën e limonit.

Për ta mbyllur plotësisht përgatitjen e recetës ju mund të vendosni brënda shotsave pirunj me të njëjtën ngjyrë si gotat.

Kështu shotsi me salmon i përgatitur nga ju, jo vetëm që do jetë më tërheqës por edhe shumë praktik për tu shijuar nga miqtë apo të afërmit tuaj të cilëve do ua ofroni!

 

Tost per Femije – Receta nga Diplomat, ajo qe ju duhet!

Tost per Femije – Receta nga Diplomat, ajo qe ju duhet!

Receta jonë e rradhës është ajo perfektja për të kënaqur të gjithë fëmijët që do të jenë të ftuar në ditëlindjen e djalit apo vajzës tuaj. Madje kjo mund të jetë receta më krijuese që keni përgatitur ndonjëherë. Tost për fëmijë me një pamje të lezetshme, do ti shtoj të gjithëve një buzëqeshje më tepër në fytyrë!

Përbërësit:

  • bukë pancare për fëmijë ose bukë tosti
  • feta kastraveci
  • ullinj të zi
  • cheddar
  • filadelfia
  • milanez

Përgatitja:

Fillojmë duke prerë njërën fetë të bukës në formë trekëndëshi dhe e lyejmë njërën prej copave me krem djathi. Buka që përdoret është bukë pancare ose  bukë tosti për fëmijë.

Pastaj presim fetën e sallamit milanez në gjysëm, dhe njërën prej tyre e vendosim sipër bukës. Kështu salami merrë formën e gojës.

Gjëja tjetër që duhet të bëjmë është të presim djathin cheddar  në tre forma të vogla drejtkëndëshi për të krijuar formën e dhëmbëve.

Përfundojmë tostin duke shtuar përsipër gjysmën tjetër të bukës.

Hapi tjetër që duhet të bëjmë është të krijojmë sytë e njeriut tonë prej tosti! Vendosim sipër dy rrathë kastraveci të prerë hollë dhe mbi to dy feta ulliri të zinj gjithashtu të prera hollë!

Më në fund toasti juaj mora pamjen e një njeriu. Fantastike! Ju ja dolët! Fëmijët kanë për tu kënaqur kaq shumë dhe për më tepër do ti shijonë me shumë kënaqësi!

Tostet tuaja janë gati fëmijë!!!

Këtij vendi në Tiranë do t’i kthehem gjithnjë dhe e di mirë pse! (Shkruar nga Revista Anabel)

Këtij vendi në Tiranë do t’i kthehem gjithnjë dhe e di mirë pse! (Shkruar nga Revista Anabel)

Sa herë që bëhej fjalë për ndonjë ditëlindje, isha entuziastja e parë e tavolinës, por kur mendoja për organizmin dhe gjithçka tjetër nuk i shpëtoja dot çasteve të ankthit.

Arredimi? Të ftuarit?! Po fëmijët ç’do të konsumonin?

Ah fëmijët! Festa pa ta s’quhet e tillë kështu që investimi kryesor ishte tek kënaqësia e tyre. Si natyrë, gjithnjë kam qenë fanse e gjerave fine, elegante, por në të njëjtën kohë edhe funksionale.

Data po afronte dhe unë nuk lija asnjë kafe mes mikeshash të më shkonte dëm. 100 pyetje, 1000 sugjerime dhe në fund vendosa t’i besoj instiktit dhe kërkimeve të mia, sigurisht bazuar në eksperiencat që dëgjoja rreth e rrotull.

Vendosa të zgjedh Diplomat Catering për ditëlindjen e vogëlushes time. E dija sa e fiksuar jam pas detajeve prandaj pasi bëra disa llogari në trurin tim, e ndava mendjen pa menduar më.

Diplomat plotësonte çdo ide që kisha në kokën time.  Ushqimet për të vegjëlit do të përshtateshin sipas shijes së tyre dhe më lini t’ju tregojë pak për mënyrën se si i prezantonin në tryezë.

Oh, stafi ishte kaq krijues në mënyrën se si i kishte kompozuar, sa të vinte keq t’i konsumoje.

Ndonëse prioriteti ishin fëmijët dhe lumturia e tyre, mamat kishin gjithashtu nevojë të papërmbajtshme për të provuar ato copëza parajse që vinin në formë bufeje. Catering-u i Diplomatit më ofroi mundësinë të zgjidhja dhe një menu për miqtë e mi, për ne të rriturit domethënë.

Ata ishin ekspertë në fushën e gastronomisë që prej 26 vitesh dhe fleksibiliteti, prakticiteti i ndërthurur me elegancën dhe shijen, ishin prova e kësaj.

Publikim i Revista Anabel!

CROSTINI ME KREM DJATHI DHE KIVI – RECETA NGA DIPLOMAT

CROSTINI ME KREM DJATHI DHE KIVI – RECETA NGA DIPLOMAT

Mikeshat tuaja do vijnë për një vizitë në shtëpinë tuaj dhe me siguri ju do të dëshironit t’i tregonit atyre se sa imagjinatë keni në të gatuar! Epo atëherë ne po ju prezantojmë me recetën më të këndshme! Ajo është crostini me krem djathi dhe kivi!

E dimë që po nxitoni për të filluar menjëherë përgatitjen, prandaj dhe ne do ju prezantojmë menjëherë përbërsit pa humbur asnjë minutë nga koha juaj e çmuar!

Përbërësit e recetës Crostimi me krem djathi dhe kivi janë si mëposhte:
Bagetë
Krem djathi
Djathë gongonzola
Kivi
Arra
Mjaltë (sipas dëshirës)

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të marrim bagetën e presim në rrathë dhe i fusim në furrë për tu thekur me pak vaj ulliri dhe kripë. Më pas i lyejmë ato me krem djathi. Sigurohemi që të lyhen në mënyrë të njëtrajtshme që pamja e tyre të jetë sa më estetike.

Marrim crostinit e lyer me krem djathi dhe i vendosim në një pjatancë të zezë që të duken akoma më joshëse!

Mbasi i kemi vendosur në mënyrën e duhur në pjatancë, sipër vendosim kivin e prerë hollë. Ndër të tjera të gjithë e dimë se sa shkon ngjyra e bardhë e kremit të djathit me ngjyrën jeshile të kivit plot shije!

Përbërësi i rradhës i cili i shton edhe më shumë shijen është padyshim djathi gorgonzola! Djathi gorgonzola me një shije të mprehtë dhe të kripur kombinohet në mënyrën më perfekte me të gjithë përbërësit e tjerë! Përveç kësaj ka dhe një pamje mjaft unike!

Dhe qershia mbi tortë për crostinit tanë në këtë rastë janë arrat! Një ide modeste për zbukurimin e pjatës tuaj, sepse kujt nuk i pëlqejnë arrat!

Tips:

Sipas dëshirës mund të shtoni përbërësin magjik… mjaltin! Shija përmbyllëse që i jep vëmëndjen e duhur gjithë krijimit tuaj!

Mikeshat tuaja do të mbeten pa fjalë! Sapo keni përgatitur pjatën më të këndshme me një miks shijesh…

Koha të mburreni!!!