Mikeshat tuaja do vijnë për një vizitë në shtëpinë tuaj dhe me siguri ju do të dëshironit t’i tregonit atyre se sa imagjinatë keni në të gatuar! Epo atëherë ne po ju prezantojmë me recetën më të këndshme! Ajo është crostini me krem djathi dhe kivi!

E dimë që po nxitoni për të filluar menjëherë përgatitjen, prandaj dhe ne do ju prezantojmë menjëherë përbërsit pa humbur asnjë minutë nga koha juaj e çmuar!

Përbërësit e recetës Crostimi me krem djathi dhe kivi janë si mëposhte:
Bagetë
Krem djathi
Djathë gongonzola
Kivi
Arra
Mjaltë (sipas dëshirës)

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të marrim bagetën e presim në rrathë dhe i fusim në furrë për tu thekur me pak vaj ulliri dhe kripë. Më pas i lyejmë ato me krem djathi. Sigurohemi që të lyhen në mënyrë të njëtrajtshme që pamja e tyre të jetë sa më estetike.

Marrim crostinit e lyer me krem djathi dhe i vendosim në një pjatancë të zezë që të duken akoma më joshëse!

Mbasi i kemi vendosur në mënyrën e duhur në pjatancë, sipër vendosim kivin e prerë hollë. Ndër të tjera të gjithë e dimë se sa shkon ngjyra e bardhë e kremit të djathit me ngjyrën jeshile të kivit plot shije!

Përbërësi i rradhës i cili i shton edhe më shumë shijen është padyshim djathi gorgonzola! Djathi gorgonzola me një shije të mprehtë dhe të kripur kombinohet në mënyrën më perfekte me të gjithë përbërësit e tjerë! Përveç kësaj ka dhe një pamje mjaft unike!

Dhe qershia mbi tortë për crostinit tanë në këtë rastë janë arrat! Një ide modeste për zbukurimin e pjatës tuaj, sepse kujt nuk i pëlqejnë arrat!

Tips:

Sipas dëshirës mund të shtoni përbërësin magjik… mjaltin! Shija përmbyllëse që i jep vëmëndjen e duhur gjithë krijimit tuaj!

Mikeshat tuaja do të mbeten pa fjalë! Sapo keni përgatitur pjatën më të këndshme me një miks shijesh…

Koha të mburreni!!!