FAQ - Diplomat Catering
Ku bëjmë delivery?
Diplomat Katering ofron shërbim delivery në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kur e dorëzojmë?
Shërbimi ynë ofrohet nga e hëna në të diel, prej orës 11:00 deri në orën 23:00.
Kur ushqimi është në destinacionin e shërbimit?
Ne arrijmë, të paktën, 30 minuta para fillimit të takimit.
Si funksionon?
Filloni duke përcaktuar nevojat tuaja dhe, më pas, na telefononi ose na shkruani në: info@diplomatcatering.al.

Ne do t’ ju bëjmë pyetje të tilla, si: dita, ora dhe lloji i eventit, numri i mysafirëve dhe buxheti. Ne do t’ju ndihmojmë dhe drejtojmë për realizimin e menusë tuaj, dhe më pas do t’ju rendisim në kalendarin tonë të organizimeve.

Si mund të porosisni?
Na telefononi në numrin tonë të telefonit, dhe ne jemi në dispozicionin tuaj nga e hëna ne te diel, nga ora 8:00-23:00. Ju, gjithashtu, mund të na dërgoni kërkesën tuaj në adresën tonë të e-mailit.
Sa kohe më parë duhet të porosisni?
Ushqimi që ne servirim përgatitet me përbërës të freskët, prandaj, ne kërkojmë një njoftim nga ana juaj, 48 orë para se të na paraqisni kërkesat.
Si funksionon faturimi?
Ne momentin e konfirmimit te proformës, lihet një depozite prej 30% të shumës totale të shërbimit, kurse pjesa e mbetur, paguhet në fund të shërbimit.
Kur i tërheqim pajisjet e shërbimit?
Ne i tërheqim pajisjet në fund të eventit. Nëse takimi juaj zgjat deri në orën 5 të mëngjesit, ne do të planifikojmë tërheqjen e tyre gjatë ditës së nesërme.
Na kontaktoni

 

info@diplomatcatering.al
+355 42 235 090

© 2018 Diplomat Catering, All Rights Reserved.

                                    +355 42 235 090