Janar 2019 - Diplomat Catering
SI TE PERGATISIM NJE “ROAST BEEF” CROSTINI – RECETA NGA DIPLOMAT CATERING

SI TE PERGATISIM NJE “ROAST BEEF” CROSTINI – RECETA NGA DIPLOMAT CATERING

Si te pergatisim nje roast beef crostini? Një antipastë e lehtë për t’u përgatitur, shije unike që është e sigurtë se do të jetë ndër më të preferuarat në cdo darkë!

Në këtë periudhë të dimrit, të gjithë duam të shijojmë një gotë verë të kuqe në një mbrëmje të ftohtë në shtëpinë tonë me familjen apo edhe kur ftojmë disa miq për një mbrëmje ndryshe! Kjo do të thotë që duam të kemi recetën e duhur për një antipastë perfekte. Duam të ndajmë me ju një ndër ushqimet tona të preferuara dhe t’ju mesojme se si te pergatisim nje roast beef crostini me krem djathi dhe pesto borziloku.

Le t’i përgatisim së bashku!

Përbërësit janë

– Bagetë
– Krem djathi
– Roast Beef
– Pesto Borziloku
– Vaj ulliri
– Kripë

Si filim bagetën, të bardhë ose integrale, ndajeni në feta me trashësi 2 cm. Lyejeni cdo fetë me vaj ulliri dhe pak kripë. Për të patur një ngjyrë krokante dhe shije sa më perfekte, vendosini në furrë për 5 minuta.
Me ndihmën e një luge lyejini cdo fetë buke me krem djathi, deri sa shtresa të bëhet e njëtrajtshme kudo.

Më pas merrni Roast Beef (fileto vici e pjekur), priteni në feta me trashësi 0.5 cm dhe vendosini sipër fetës së bukës me krem djathi.
Përgatitja e Roast Beef: E skuqim në tigan me pak vaj ulliri, një degë rozmarinë, 1 thelb hudhër, kirpë, piper. E skuqim rreth 5 minuta deri sa të marrë një ngjyrë të njëtrajtshme në të gjitha anët. Më pas e vendosim në furrë në temperaturën 70 gradë celcius për 50 minuta. Pjekja duhet medium, gjithsesi ju mund ta piqni sipas preferencave tuaja!

Sipër vendosni pesto broziloku, në qendër të cdo buke. (Përgatitja e pestos së borzilokut: borziloik, hudhër, stika pishe, djathë, grana. Të gjithë përbërësit futen në blender.)

Në fund vendosni sipër rozmarinë të freskët për element dekorativ. Për një aromë dhe shije ekstra, ju mund edhe t’i spërkasni tym rozmarine.

Crostini me roast beef janë gati për tu servirur! Ju bëftë mirë!

 

Për më shumë ju mund të shihni videon duke klikuar këtu!