Shots me Salmon - Receta nga Diplomat - Diplomat Catering

Një tjetër recetë e mrekullueshme shotsi vjen për ju në blogun tonë! Kësaj rradhe do ju prezantojmë shots me salmon.

Ky shots është me të vërtetë special pasi ju e dini që salmoni përveç pamjes së këndshme që merr i vendosur në gotat e vogla, ai ka edhe vlera të larta ushqyese si: omega 3, proteina dhe vitamin D.

Miqtë tuaj apo të afërmit që do ta shijojnë do ndihen tepër të kënaqur.

Përbërësit:

  • Salmon
  • Krem djathi
  • Feta limoni
  • Kopër

Përgatitja:

Përgatitja e kësaj recete fillon duke hedhur kremin e djathit në 4 gota shotsi. Ju mund të përdorni edhe një lugë çaji për ta bërë sa më praktitke përgatitjen tuaj.

Mbasi kemi vendosur me kujdes kremin e djathit në gotat e shotsit, vendosim përsipër salmonin e tymosur!

Veprojmë prap në të njëjtën mënyrë. Vendosim sërish kremin e djathit sipër salmonit dhe shtojmë feta të tjera salmoni përsipër.

Shtojmë përsipër krem djathi për të fundit herë, kështu shotsi do të ketë një pamje mjaft estetike dhe të kompozuar bukur.

Kur të keni mbaruar me vendosjen e kremit të djathit dhe salmonit do të shtojmë pak kopër me shumë delikatesë.

Dhe përbërësi i fundit dhe jo më pak i rëndësishëm është limoni. E presim atë në copa të holla të qëruara mirë.

Dhe ja ku receta juaj mori formën e mrekullueshme sa hap e mbyll sytë. Tani, ngjyra e salmonit kombinohet tepër mirë me të verdhën e limonit.

Për ta mbyllur plotësisht përgatitjen e recetës ju mund të vendosni brënda shotsave pirunj me të njëjtën ngjyrë si gotat.

Kështu shotsi me salmon i përgatitur nga ju, jo vetëm që do jetë më tërheqës por edhe shumë praktik për tu shijuar nga miqtë apo të afërmit tuaj të cilëve do ua ofroni!