Disk kastraveci me salmon dhe krem djathi - Receta nga Diploma

Të afërmit tuaj do vijnë t’ju vizitojnë? Dëshironi të lini një përshtypje sa më të mirë por nuk keni kohë për të gatuar?
Ne ju prezantojmë me një recetë krijuese, elegante dhe mjaft e thjeshtë për t’u përgatitur! Por mbi të gjitha shumë e shijshme! Me përbërës që ne të gjithë i duam – Disk kastraveci me salmon të tymosur dhe krem djathi!

Përbërësit janë:

  • Disk kastraveci
  • Salmon i tymosur
  • Limon
  • Kopër

Le të fillojmë!

Si fillim marrim një kastravec të freskët që shija të jetë sa më e mirë. E presim në feta të vogla me trashesi 3 cm.

Më pas kastravecat i vendosim në pjatë. Ne do t’ju sygjeronim një pjatë drejtkëndësh që forma e rrumbullakët e disqeve të kastravecit të ngjajë sa më bukur estetikisht!

Mbasi kemi vendosur përbërësin e parë në pjatë i shtojmë krem djathi sipër, me anën e qeseve të pastiçerisë, në rast të mungesës së saj, ju mund të përdorni edhe një lugë të vogël kuzhine.

Hapi tjetër është prerja e salmonit me kujdes në feta shumë të holla.

Fetat e salmonit i vendosim sipër kremit të djathit, duke u kujdesur që të marrin formë të bukur.

Pas vendosjes së fetave të salmonit do vendosim copa të vogla limoni të cilat kompozohen si në ngjyrë ashtu edhe në shije me përbërësit e tjerë!

Përbërësi i fundit por jo më pak i rëndësishëm është të shtoni pak kopër. Edhe pse i vogël ai i bën një diferencë të madhe në shije prandaj mos e harroni!

Tani disk kastraveci me salmon te tymosur është gati dhe jemi të sigurt që e keni përgatitur për më shpëjt se 10 minuta! Dhe me e bukura është se miqtë tuaj kanë arritur dhe cdo gjë është gati!

Klikoni për të parë videon ose nëse dëshironi të njiheni me një tjetër recetë nga Diplomat klikoni këtu!