Si te pergatisim Cheese Ball - Receta nga Diplomat - Diplomat Catering

Keni vendosur të përgatisni një cheese ball por dëshironi një arsye më shumë për ta bërë? Atëherë ju duhet të dini se cheese ball ka qenë një ndër ushqimet e preferuara të amerikanëve gjatë viteve 1950 dhe 1970 dhe i kanë shoqëruar ato në çdo martini në mbrëmjet e tyre!

Cilët janë përbërësit?

  • djathë dhie
  • rikota
  • arra
  • bajame të pjekura
  • erëza
  • karrotë e grirë

Fillojmë duke vendosur djathin e dhisë, rikotën, koprën, erëzat dhe bajamet e pjekura në një tas. I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku deri sa të formohet një masë e vetme.

Me masën e krijuar, përdorim duart tona për të bërë formën sferike të Cheese Ball-it tonë të parë!

Më pas në një pjatë tjetër hedhim arrat e copëzuara dhe fusim mes tyre topin e djathit që sapo përgatitëm.

Kjo shije është ndër më të pëlqyerat!

Por në rast se ju nuk jeni të sigurtë për shijen e të ftuarve apo të miqve tuaj ose madje dëshironi t’i surprizoni ata edhe më shumë, atëherë mund ta mbështillni topin e djathit të përgatitur me kopër ose edhe me karrotë!

E pra ja dhe ku i keni gati topat tuaj të djathit sa hap e mbyll sytë! Jo vetëm të shijshëm por edhe me ngjyra të bukura! Për një kompozim më të bukur mund t’i vendosni ato në një pjatë të zezë dhe shtoni një shkop sipër tyre për dekor. Dhe pjata juaj është gati për tu servirur!