7 gjërat që duhet të dini përpara se të vendosni për menunë e dasmës - Diplomat Catering

Përzgjedhja e ushqimit është padyshim pjesa më argëtuese dhe e shijshme kur bëhet fjalë për planifikimin e dasmës. Por megjithatë ajo kërkon më shumë përkushtim sesa kishit menduar. Më poshtë do të gjeni 7 gjëra që duhet të dini për përzgjedhjen e ushqimit për ditën tuaj më të rëndësishme:

1. Jini mendje-hapur
Mendoni jashtë “kornizave”. Mos u fokusoni tek menute monotone që i keni parë kudo, mendoni për diçka më impresionuese, por që mbi të gjitha ju pëlqen dhe ju. Menutë në “Diplomat Catering” përmbajnë ushqime të përzgjedhura me kujdes, si dhe të kombinuara në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën, ku në fokus mbetet cilësia dhe shija e mrekullueshme.
2. Komunikoni me personin përgjegjës për kateringun
Mos kini ndrojtje të shprehni mendimet apo dëshirat lidhur me përzgjedhjen e menusë, çfarë pëlqeni dhe çfarë jo. Mendimi juaj është vërtet i rëndësishëm pasi vetëm ashtu mund t’i ndihmoni që çdo gjë të jetë perfekte.

3. Kujdes me buxhetin
Në momentin që keni të përcaktuar një buxhet, mos e tejkaloni duke provuar produkte të ndryshme të cilat do t’ju sjellin shpenzime të panevojshme. Tundimi nuk ja vlen – na besoni!

4. Mendoni për atmosferën
Mendoni për atmosferën e përshtatshme për të ftuarit tuaj dhe kohën e duhur per servirjen e ushqimit! Si fillim do te ishte mire koktejli i mireseardhjes. Me pas është më komforte për të ftuarit që fillimisht të kenë një pjatë me ushqime në tavolinë, në mënyrë që të mos krijohet rrëmujë gjatë eventit. Duhet llogaritur koha e duhur per servirjen e ushqimit deri tek momenti i ndarjes se tortes se dasmes. Gjithsesi me Diplomat Catering nuk keni pse te shqetesoheni, ne ju japim keshillat qe ju duhen per menune dhe kohen e servirjes, per t’jua lehtesuar organizimin.

5. Një detaj i personalizuar nga ju
Mund të jetë një detaj i vogël si një koktejl special ose një ëmbëlsirë që ju e adhuroni që të shërbehet në një moment të veçantë. Kështu që përpara se të përzgjidhni menunë, mendoni dhe për këtë pjesë. “Diplomat Catering” mirëpret çdo dëshirë tuajën që eventi të jetë thjesht “unik”.

6. Jo të gjithë do të jenë të kënaqur
Dhe kjo është mëse në rregull! Mendimet janë të ndryshme kur vjen puna te ushqimi, kështu që është e garantuar që mund të ketë persona që kanë pasur pakënaqësi. Mundohuni të keni varietete të ndryshme mishi, perimesh, frutash etj. E rëndësishme është që ju të kënaqeni, pasi është dita juaj dhe duhet ta shijoni në maksimum!

7. Hani dhe bëni qejf
Më e rëndësishmja është : Bëfshi qejf! Eshtë dita juaj dhe padyshim që meritoni më të mirën!