10 këshilla si të organizoni një festë mbresëlënëse inagurimi - Diplomat Catering

Keni blerë një shtëpi, studio, apo po hapni një biznes të ri ? Me siguri jeni vërtet të emocionuar dhe përpos gjithë asaj lumturie tashmë vjen pjesa më argëtuese: “Inagurimi”. Të gjithë miqtë tuaj mezi po presin të vijnë dhe është në dorën tuaj që t’i jepni një mirëseardhje të ngrohtë.Më poshtë do të gjeni disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë:

1. Përgatisni një plan
Vendosni një datë për festën dhe filloni menjëherë përgatitjet. Do të jetë një festë e thjeshtë gjatë një pasditeje të freskët apo një darkë e këndshme deri në orët e vona?  Nëse jeni vërtet kreativ/e, mund të zgjidhni edhe një tematikësi prsh: vitet 90’, All in White etj. Që festa të jetë e paharrueshme duhet t’i kushtoni rëndësi çdo detaji.

2. Dërgoni ftesa klasike
Mund të gjeni formate të gatshme online. Nëse po planifikoni një festë të vogël, lini afat një javë për përgjigje. Nëse po planifikoni një festë goxha të madhe, tre javë janë mëse të mjaftueshme. Mos harroni të ftoni edhe komshinjtë, me këtë rast mund të njiheni me njëri-tjetrin!

3. Bëhuni kreativ me dekorin
Të ftuarit duhet të kenë sa më shumë hapësirë. Lini mënjanë karriget dhe vendosni disa jastëqe anash tavolinës. Më pas dekori i tavolinës është çështje më vete. Hidhni një sy në rrjetet sociale për disa ide inspiruese ose kontaktoni “Diplomat Catering” për një shërbim sa më profesional dhe cilësor.

4. Mbani larg gjërat delikate
Që gjithçka të shkojë më së miri, duhet të parandaloni edhe incidentet e vogla që të ndodhin. Gjërat që mund të thyhen ose ato të çmuara, sigurohuni që t’i keni të mbledhura diku anash, në mënyrë që të mos e mbani mendjen aty përgjatë gjithë festës.

5. Vend strategjik për pijet dhe ushqimin
Tregoni vendet më të bukura të shtëpisë. Vendi strategjik për pije dhe ushqim mund të jetë në kopsht, në dhomën e ndenjes ose në kuzhinë.

6. Ushqim i duhur per te ftuarit tuaj
Ushqimi është shumë i rëndësishëm për të ftuarit tuaj. Ju mund të zgjidhni ta gatuani vetë, por kjo do të krijojë shumë lodhje dhe stres aq sa nuk do e keni mendjen të shijoni eventin tuaj. Zgjidhja më e mirë është të porosisni catering. Menuja e servirur porositet per t’iu pershtatur të gjitha shijeve si me bazë perimesh, mishi, pule apo edhe peshku. Madje, servisi i eneve nga cateringu ju eviton edhe shumë punë për të bërë më pas. Ju mjafton të keni dëshirën për të bërë event, se për detajet mendon Diplomat Catering, që të ftuarit të mbeten të kënaqur.

7. Muzikë e përzgjedhur
Muzika e mirë është çelësi i festës. Vendosni disa nga këngët tuaja të preferuara por gjithashtu mos harroni të merrni disa sugjerime edhe nga të pranishmit.

8. Shijojeni festën
Eshtë mjaft stresuese të shërbesh ushqimin, të takosh miqtë apo të mundohesh të kënaqesh në të njëjtën kohë. Stafi profesional i “Diplomat Catering” do të jetë në shërbimin tuaj, që ju të shijoni festën pa u merakosur për detaje të tjera.

9. Bëni sa më shumë foto
Përveç kujtimeve, një libër me fotot e festës do ishte një ide goxha e bukur.

10. Shkruani disa mesazhe “falenderimi”
Mund t’ju duket e çuditshme, por në fund të fundit duhet të falenderoni miqtë që ishin pjesë e festës dhe që gëzojnë me ju në çdo moment.