Këshilla për të zgjedhur kompaninë e duhur të kateringut për eventin tuaj - Diplomat Catering

Shumë njerëz në ditët e sotme, preferojnë të konsultohen me faqet online apo te pyesin njerez qe njohin, në momentin që duan të zgjedhin ushqimin e duhur per eventin e tyre. Eksperienca e keqe e ndokujt, mund t’ju kursejë shumë kohë dhe para. Ushqimi i mirë ju nderon para miqve, ndërsa një ushqim i keq ngelet thjesht një ushqim i keq. Kjo është një nga arsyet pse duhet të jeni shumë të kujdesshëm në momentin që zgjidhni furnizuesin e ushqimeve. Ushqimi i shijshëm i shërbyer gjatë eventit do t’i lërë të ftuarit të kënaqur dhe të lumtur.

Që gjithçka të shkojë më së miri, hidhini një sy këshillave të mëposhtme qe Diplomat Event & Catering ju ofron si rrjedhojë e një eksperience të madhe,:

1. Ku të filloni?
Kateringu është shpesh gjëja e parë ose e dytë në planifikimin e buxhetit të eventit. Shuma që shpenzoni për ushqime dhe pije mund të ndikojë në shumën e parave që ju ngelen për gjëra të tjera. Përpara se të mendoni për menutë, shihni me kujdes përkushtimin e kompanisë së kateringut. Nëse nuk ju përgjigjen telefonatave apo email-eve tuaj, si mund të prisni që eventi të shkojë sa më mirë?

2. Jini specifikë lidhur me nevojat dhe pritshmëritë që ju keni
Kompanitë e kateringut ofrojnë një sërë menush dhe struktura çmimesh që të keni një larmishmëri zgjedhjeje. Jini specifikë lidhur me llojin e eventit, ushqimit që doni të servirni dhe pritshmëritë tuaja ndaj menusë.

3. Eksperienca ka vlerë
Një kompani kateringu që është e specializuar për një darkë të thjeshtë në oborr me barbekju, ndoshta mund të mos jetë e përshtatshme për eventet elegante dhe fine. Eksperienca lidhur me llojin e eventit që ju keni ndërmend të planifikoni është e rëndësishme, kështu që shmangni punësimin e një kompanie kateringu që është e specializuar për një lloj eventi ndryshe. Në vend të kësaj, flisni me ta për planet që keni ndërmend, si dhe kërkoni rekomandime/sugjerime nga ata.

4. Fleksibiliteti
Zakonisht kompanitë e kateringut kanë menu standarte nga të cilat mund të zgjidhni. Shikoni për menu që janë më koherente, më moderne. Por megjithatë diskutoni për opsione menush që gjithashtu mund të zgjidhni dhe të pershtaten me shijet tuaja; fleksibiliteti është pika kyçe.

5. Jo gjithçka ka të bëjë me ushqimin
Kur të zgjidhni një kompani kateringu, mbani mend që po i punësoni për ushqimin, pijet dhe shërbimin. Kjo përfshin gjithashtu shërbimin që ju merrni si klient, si dhe shërbimin që të ftuarit tuaj do të marrin gjatë eventit.

6.Propozimet
Kur duhet të perzgjidhni një plan biznesi, rregulli i përgjithshëm është të kërkoni tre plane. E njëjta gjë aplikohet te kompania e kateringut që duhet të zgjidhni për eventin tuaj.

7. Referencat
Doni të dini si është të punoni me kompaninë e kateringut që keni ndërmend të zgjidhni? Nëse ata dërgojnë ushqimin aq shpejt sa thonë? Nëse pijet dhe ushqimi ishin në rregull? Nese sherbimi dhe kurimi ishte i mire? Pyesni. Kompania e kateringut mund t’ju sigurojë një listë referencash; shfrytëzojeni si mundësi dhe pyesni klientët lidhur me eksperiencën që kanë pasur me këtë kompani. Në disa raste, mund të ndiqni dhe një event të tyrin më nga afër.

8. Anullimi
Kur planifikoni një event, anullimi mund të jetë gjëja e fundit që ju shkon ndërmend. Megjithatë, gjëra të papritura mund të ndodhin, kështu që është mirë të pyesni lidhur me politikat e anullimit. Kontrata juaj e kateringut duhet të përfshijë procedurat e anullimit dhe gjobat në rast se kompania e kateringut nuk kryen shërbimin e paguar. Sigurisht edhe nëse klienti anullon papritur eventin, kompania mund të mos kthejë paratë ose të kërkojë dëmshpërblim, në varësi të bahkepunimit te rene dakort.