Si të organizoni një festë të mrekullueshme ditëlindjeje për fëmijë - Diplomat Catering

Të organizoni një festë sa më speciale për fëmijën tuaj është gjëja e parë që gjendet në listën “to do” për prindërit, qoftë ditëlindja e parë apo e katërmbëdhjeta. Festat e ditëlindjeve janë vërtet të rëndësishme, edhe në ditët e sotshme nuk përmblidhen thjesht me një tortë dhe disa tullumbace. Nëse hidhni një sy në rrjetet sociale, do të gjeni mjaft foto të festave në mbarë botën, nga të cilat mund të inspiroheni.
Por ku qëndron sekreti? Si të organizoni një festë të paharrueshme për fëmijën tuaj, pa harxhuar një sasi të konsiderueshme parash? Më poshtë do të gjeni disa këshilla nga “Diplomat Catering” se si mund të ktheni një festë të thjeshtë në një festë ëndrrash:

Buxheti
Të shijoni një ditë të mbushur plot me argëtim e të qeshura është prioritet, prandaj si fillim planifikoni se sa keni ndërmend të shpenzoni për festën dhe cilat janë gjërat që ju nevojiten. Në “Diplomat Catering” ju ofrojmë një sërë paketash nga të cilat mund të zgjidhni atë që ju duket më e përshtatshme. Duke planifikuar çdo detaj do të arrini të mbani gjithçka nën kontroll dhe të shmangni momentet stresuese.

Lista e të ftuarve

Do të ftoni të gjithë shokët e klasës së fëmijës apo ata do të jenë më të lumtur po të ftoni vetëm miqtë e tyre të ngushtë? Duke menduar për listën e të ftuarve, do të keni pak a shumë idenë rreth vendit, sa do kushtojë eventi dhe nëse ju duhet katering për të rriturit apo jo. Mund të planifikoni dhe disa aktivitete apo lojëra.

Vendi

Të organizoni festën në shtëpi është një metodë më pak e kushtueshme dhe më komforte, por do të keni akoma dhe më shumë punë pas festës. Nëse vendosni ta organizoni festën në një restorant apo kënd lojërash, do t’i lehtësoni goxha punë vetes. Por mos harroni që dhe rezervimi i një vendi të tillë ka kosto shtesë. Dhe opsioni për një piknik në natyrë po preferohet goxha vitet e fundit, si një mënyrë që fëmijët të argëtohen akoma dhe më shumë në natyrë.

Zgjidhni një tematikë

Duke zgjedhur një tematikë rreth festës që po mendoni të organizoni, do të shtoni akoma dhe më shumë faktorin “argëtues”. Prsh nëse fëmija pëlqen një personazh vizatimor, atëherë përse mos ta ketë pjesë të festës? Imagjinoni sa shumë do të gëzohej! Në varësi të periudhës, ju mund të organizoni një festë sezonale ditëlindjeje si prsh për Pashkë, Halloween apo Krishtlindje. Por mos harroni që të pyesni dhe fëmijën për dëshirat speciale që mund të ketë në mendje.

 

Tortë, tortë dhe vetëm tortë
Eshtë koha për detajin më të ëmbël…koha e tortës. Sigurisht mund ta porosisni në dyqanin më të afërt ose mund ta përgatisni vetë (por kjo nuk rekomandohet për të shmangur problemet e minutës së fundit). Alternativa më e mirë është t’i drejtoheni një ekipi profesionist, që torta e ditëlindjes të jetë e paharrueshme për të gjithë të ftuarit. Ekipi ynë do t’ju japë disa ide inspiruese nga të cilat mund të zgjidhni.

 

Lojëra dhe argëtime
Animatorë, Dj, kështjellë me tullumbace… ka pafund opsione. Gjithashtu kostot variojnë ose mund të zgjidhni paketa të ndryshme që ofrohen.

Katering
Kateringu për një festë fëmijësh nuk është “formulë shkencore”, por ama është esenciale. Nëse festa do të organizohet në shtëpi, zgjidhni disa lloje sanduiçësh. Dhe kur themi sanduiçe, jo sanduiçë të thjeshtë, por me forma dhe detaje argëtuese për fëmijët. Ushqimet tradicionale të festave si mini-salçice, shkopinj me salcë, copa karrota, mini-pica, kubikë me djathë, mini-pastra, biskota etj janë opsione mjaft të mira. Thjeshtësia është çelësi!
Mbani mend, nëse është një festë për fëmijë të vegjël, të pranishëm do të jenë dhe prindërit e tyre, kështu që bashkangjitur ushqimeve mund të vendosni dhe çaj e kafe për ata. Në “Diplomat Catering”, çmimet nisin nga 700 L/personi duke ofruar një larmishmëri ushqimesh që do të bëjnë akoma dhe më speciale festën e shumëpritur.

Pijet
Për një festë të mrekullueshme, ne ju rekomandojmë të shmangni pijet e gazuara. Lëngjet apo shishet e ujit janë më të rekomandueshme duke qenë se bëhet fjalë për fëmijë.

Mini-kuti të vogla festash
Pas gjithë asaj feste të mrekullueshme, disa mini-kuti të vogla që të ftuarit t’i marrin me vete është një ide goxha speciale. Në to mund të vendosni ëmbëlsira, biskota të bëra në shtëpi, mini-torta të vogla, ku sipër mbështjelljes vendosni një etiketë me emrin e fëmijëve, ku i falenderoni që ishin të pranishëm.
Me “Diplomat Catering”, çdo festë e juaja kalon përtej çdo parashikimi!