Shërbim Profesional Cateringu tek Eventi kulturor për nder të pianistes me famë botërore Idil Biret - Diplomat Catering

Në mbrëmjen e së shtunës, më datë 8 shtator, në ambientet e teatrit “Turbina” në kryeqytet, u mbajt koncerti i pianistes me famë botërore Idil Biret. Ajo ofroi magjinë e saj në kete recital, ku luajti veprat më të njohura të muzikës klasike për piano nga kompozitorët më të mirë.

Përveç artdashësve të shumtë, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, artistë, studentë dhe personalitete të ndryshme, të cilët kanë ndjekur nga afër performancën e artistes turke.

Recitali u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Albtelecom ishte sponsor i këtij eventi.

Me misionin për të krijuar evente të paharrueshme nëpërmjet një kulinarie origjinale dhe stafit kreativ Diplomat Event & Catering u kujdes për dekorin dhe shërbimin e kateringut në këtë event kulturor gala me 400 të ftuar. Ushqimi i servirur nga menuja jonë e larmishme e përgatitur me shumë dashuri nga shefat tanë duke përzgjedhur produktet e freskëta të vendit dhe ato të stinës, i ftoi të pranishmit të shijonin ushqimin më të shijshëm dhe verërat më të mira, duke ndarë momente të mira dhe socializimi me njëri tjetrin.

Organizimi i eventit ishte i kuruar deri në detaj.