FESTONI FESTAT E FUNDVITIT ME DIPLOMAT EVENT & CATERING - Diplomat Catering

Festat e Fundvitit po afrojnë dheTirana do të jetë plot me njerëz që festojnë dhe argëtojnë së bashku. Diplomat Event & Catering është partneri juaj i duhur dhe fton institucionet, korporatat, bizneset apo familjarë të festojnë festat e fundvitit me të në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, në një mjedis komod dhe modern, shërbim të përkryer, menu të pasur dhe çmime të arsyeshme. Në këtë mbrëmje festive, stafi i Diplomat Event & Catering dëshiron të jetë pranë jush dhe t’jua bëjë këtë natë të paharrueshme.

Kudo që të ndodhet festa juaj, ne e bëjmë atë një ambjent që të ndiheni të ngrohtë nga përkushtimi ynë dhe do të keni kënaqësinë për ta përjetuar dhe shijuar ashtu siç duhet.

Diplomat Event & Catering ofron fantazinë dhe dekorimin e një tryeze plot shije festive: fruta, ëmbëlsira, pije e koktejle të ndryshme si dhe menunë speciale të festave të fundvitit. Menu me antipasta/sallata të zbukuruara me perime dhe salca të shumëllojshme dhe produkte me bazë mishi dhe prodhime deti.

Në Diplomat Event & Catering fokusi ynë është që eventi juaj të jetë i përsosur dhe i kuruar në çdo detaj. Ne ofrojmë:

  • ushqim të shijshëm
  • shërbim ekselent
  • staf profesional
  • cilësi në gatim
  • art në prezantim
  • ekperiencë 25 vjeçare
  • përkushtim
  • traditë
  • kreativitet

Ne ofrojmë gjithashtu mundësi për organizim të eventeve tuaja në ‘venue’ atraktive të cilat përshtaten sipas eventit tuaj si edhe servisin e nevojshëm për çdo lloj eventi tematik. Ndër to mund të përmendim Diplomat Hotel & Spa, Folie, Lollipop, Cavaliero, Royalhills, Pallati i Kongreseve etj.

Po ashtu kemi në dispozicion edhe dekor, fotograf dhe kameraman profesional për të gjitha eventet tuaja.

Rezervoni tani dhe përfitoni ofertat fantastike për festat e fundvitit, sepse ne gjithnjë kujdesemi për ju!

Për më shumë informacion lutemi na kontaktoni.