SI TË ORGANIZONI NJË FESTË TË VEÇANTË PËR HALLOWEEN - Diplomat Catering

Halloween-i konsiderohet njëra ndër festat më të pazakonta, që në vitet e fundit është bërë “e zakonshme” edhe për shqiptarët që duan të argëtohen me miqtë e tyre. Kjo festë në shikim të parë i përngjan një karnavali argëtues ku të veshurit me kostume dhe maska të frikshme, me make-up të çuditshëm janë protagonistët e kësaj nate.

Kjo tashmë është kthyer në festë me muzikën e duhur, me gara dhe lojëra argëtuese ku konsumohen ushqime, pije dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Nëse dëshironi të organizoni një festë të veçantë me miqtë tuaj, ne të Diplomat Event & Catering jemi në dispozicionin tuaj për çdo sugjerim.

Kudo që dëshironi të festoni këtë natë, ne propozojmë një paketë Halloween-i e cila përfshin finger food, pije, dekor të personalizuar, animatorë dhe DJ.

 

Çfarë do të ishte Halloween-i pa kostume?

Ju gjithashtu mund të festoni Halloween-in në natyrë, në mënyrë ideale në një mjedis të përshtatshëm me dekorin tematik të Halloween-it. Këshilla jonë është që veshjet të jenë sa më të frikshme, sepse ky është kuptimi i Halloween-it. Ju mund të zgjidhni veshje me kostume të shtrigave dhe vampirëve, magjistarëve ose zanave nën dritën e një zjarri ose pishtarëve, duke organizuar një disko nën qiellin e natës.

Çfarë ju duhet:

  • Catering: Kungujt dhe mollët janë simbole të festës, ndaj tek ne mund të gjeni ushqime me këto dy përbërës. Mund të jenë të kripura dhe të ëmbla. Gjithashtu ne kemi të përfshirë në paketën e Halloween-it edhe krepa me cokokrem, me mjaltë dhe arra, bukë pankare me imazhe Halloween-i, pizza, fruta të freskëta, pije etj.
  • Dekori: Është ndoshta i rëndësishëm po aq sa vetë ushqimi, sepse ai do të krijojë atmosferën që do të zbukurojë fotot tuaja. Nuk duhet të mungojnë kungujt fanar, lakuriqët e natës, rrjetat e merimangave, qirinjtë, kafkat etj.
  • Muzika dhe lojrat: janë pjesë shoqëruese gjatë gjithë mbrëmjes. Disa lojra opsionale si ‘Loja me kërcim’ apo Karaoke apo lojra të tjera.

Ju mund të organizoni një festë Halloween-i krejt të veçantë me të gjitha detajet dhe ngjyrat e kësaj feste vetëm me Diplomat Event & Catering.