ERNST & YOUNG ALBANIA I BESOI SHËRBIMIN E KATERINGUT NË EVENTIN E 15 VJETORIN TË SAJ DIPLOMAT EVENT & CATERING - Diplomat Catering

Ernst & Young (EY) është një kompani lider globale në shërbimet e konsulencës, e angazhuar në ndërtimin e një bote më të mirë në punë. Në datë 6 Nëntor, ajo festoi në mjediset e Pallatit të Kongreseve 15 vjetorin e prezencës së saj në Shqipëri, ku stafi i Diplomat Event & Catering shërbente pijen e mirëseardhjes dhe cateringun për të gjithë të ftuarit.

EY Albania i besoi Shërbimin e Kateringut në këtë event të rëndësishëm me 250 të ftuar Diplomat Event & Catering. Të ftuar ishin personalitete të ndryshme si dhe bashkëpunëtorë e partnerë të kompanisë.

Ky event biznesi nuk do të ishte i plotë pa provuar delikatesat e mrekullueshme të përzgjedhura me kujdes nga shefat tanë bazuar në menu à la carte dhe me shërbimin ekselent të stafit në servirjen dhe set-up-in në nivelin më të lartë dhe të kuruar në çdo detaj.

Menuja speciale përfshinte sallatë më avocado, tartartoni, fileto salmoni, cheesecake, verë të kuqe dhe të bardhë si edhe birra. Shërbimi u ofrua në kohën e duhur duke ruajtur temperaturën e ushqimit.

Diplomat Event & Catering i uron 15 vjetorin kompanisë EY Albania dhe e falenderojmë për besimin në ofrimin e shërbimit katering të këtij eventi.

Nëse dëshironi mund të na kontaktoni!