Billa Albania i besoi shërbimin e kateringut të këtij eventi Diplomat Catering

Kompania lider në treg Billa Albania organizoi një mbrëmje feste me rastin e Grand Opening për të inaguruar show room-in e ri, me sipërfaqen më të madhe të ekspozimit në Ballkan. Në këtë show room mund të gjeni të gjitha produktet dhe artikujt e nevojshëm për shtëpinë tuaj për një pamje të bukur dhe komode. Gjithashtu kompania Billa – Pllaka Parket Hidrosanitare feston edhe 11 vjetorin e krijimit të saj. Në këtë Show Room i cili ndodhet në Autostradën TR-DR Km 7 në rrugën dytësore, nga data 8-19 nëntor Billa ofron për klientët oferta promocionale, shitje të gjitha produkteve pa fitim. Billa Albania i besoi shërbimin e kateringut të këtij eventi Diplomat Catering.

Fjala e rastit u mbajt nga presidenti i kompanisë Z. Shefqet Billa dhe i biri Z. Jetmir Billa i cili falenderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

Një event shumë i madh ku stafi i Diplomat Event & Catering  shërbeu me sukses për më shumë se 1000 të ftuar që nga koktejli i mirëseardhjes dhe deri tek servirja A La Carte përgjatë mbrëmjes.

Kombinime të një menuje të larmishme, appetizers, harmoni ngjyrash dhe shije, standard i lartë në produkte, shërbim ekselent, korrektësi dhe gatishmëri për t’ju ofruar një eksperiencë unike.

Faleminderit që besuat Diplomat Event & Catering në eventin tuaj!