7 GJËRA QË KANË RËNDËSI PËR VENDIN IDEAL TË EVENTIT TUAJ - Diplomat Catering

Eventet në jetën tuaj kanë rëndësi të veçantë, po aq ka edhe vendi ku ju vendosni ta shënoni ditën tuaj. Kur organizoni një event, ju ballafaqoheni me shumë vendime. Zgjedhja e lokacionit është vendimi që do të ketë ndikimin më të madh në eventin tuaj. Data e eventit, opsionet e kateringut dhe përvojat e këndshme të të pranishmëve … të gjitha janë të prekura pjesërisht nga vendndodhja që ju zgjidhni. A ju tingëllon kjo pak frikësuese? Ju nuk duhet të ndiheni kështu, pasi Diplomat Catering ju jep disa udhëzime se kur duhet të merrni një vendim per vendin, çfarë duhet të shqyrtoni dhe si të bëni më të mirën.

  1. Lokacioni

Ju ndoshta e keni konsideruar tashmë këtë. Për një event lokal, ju mund të kërkoni një vend brenda një distance të arsyeshme nga shtëpitë e më të afërmve ose vendeve të punës. Nëse shumë pjesëmarrës do të udhëtojnë nga jashtë qytetit, një vend pranë aeroportit ose hotelet e tyre do të jenë funksionale. Në cilindo rast, mos harroni të merrni në konsideratë trafikun, transportin dhe hapësirat e parkimit.

  1. Parkingu

A ka objekti hapësira parkimi ose një person që asiston në parkimin e makinave? Një vend me parking është ajo që të gjithë dëshirojnë. Nëse nuk është kështu, a ka parkim aty pranë tek i cili pjesëmarrësit mund të kenë akses dhe t’a përdorin? Nëse nuk ka parkim në dispozicion, ju nuk jeni krejtësisht jashtë loje pasi keni disa alternativa si: të rezervoni parking afër për pjesëmarrësit tuaj, apo te shikoni zbritjet e ofruara nga shërbimet me taksi.

  1. Kapaciteti dhe Minimumet

Cili është kapaciteti? Ju duhet të dini kapacitetin e sallës së objektit per te pare akomodimin e teftuarve, psh. 500 njerëz (nëse kaq është përmasa e vlerësuar e eventit) nuk mund të përshtaten mirë në një sallë me kapacitet prej 250 personash.

  1. Kuzhina

A ka objekti një kuzhinë dhe a mund të ofrojë katering për eventin tuaj?. Ato vende që nuk kanë të përfshirë objektet e kuzhinës, mund të kenë një partneritet me një kompani kateringu. Ju mund të dëshironi të kontrolloni sigurinë dhe cilësinë e ushqimit të tyre paraprakisht. Nëse ato nuk nuk janë mjaft të mira, mund të krijojë një ndikim negativ në përvojat e të pranishmëve tuaj. Pra, ose të përzgjidhni një vend ku shërbehet ushqim shumë i mirë ose ju duhet t’i drejtoheni kompanisë së duhur të kateringut.

  1. Pajisjet

A ka tavolina, karrige dhe aksesorë që mund t’i përdorni? Nëse objekti i ofron këto facilitete, ju mund të kurseni shumë para dhe përpjekje duke i përdorur ato që ata kanë, duke supozuar se ata përputhen me temën dhe ambientin tuaj.

A ka një strukturë / staf pastrimi? Nëse keni gjetur një vend që siguron një strukturë dhe staf për pastrim, gëzohuni! Ky nuk është gjithmonë rasti. Nëse këto shërbime nuk janë të disponueshme, ju duhet të mobilizoni stafin tuaj të eventit ose të gjeni vullnetarë.

  1. Planimetria e objektit

 

Plani i objektit dhe skicat do t’ju ndikojnë shumë në disa aspekte të ndryshme të eventit tuaj:

  • Fluksi i trafikut: Mendoni për fluksin e trafikut gjatë eventit tuaj. Cilat zona do të kenë trafik të lartë në këtë event? Regjistrimi? Dyert e auditorit? Mbajeni këtë në mend kur zgjedhni vendin tuaj.
  • Aktivitetet e eventit: Nëse dëshironi të keni moderator në eventin tuaj, ju nevojitet një skenë, ose një vend për të improvizuar një skenë me qira. A keni priza në vendet e duhura? A do të ketë një bar?

  1. Ambienti

Kushtojini vëmendje të veçantë dekorit ekzistues brenda objektit. Çfarë stili është arkitektura dhe arredimi i brendshëm? Nëse ju po mbani një festë gala, me siguri ju nevojitet një ambient ndryshe nga ai i një ekspozite. Sa më pak të përputhet ambienti me pritshmëitë tuaja të eventit (luks, teknologji e lartë, etj.) aq më shumë dekor do t’ju duhet të bëni për ta përshtatur atë.

Siç mund ta shikoni, ka shumë gjëra për të marrë parasysh kur zgjidhni vendin e eventit tuaj. Megjithatë, merrini në konsideratë këto ide kur të bëni hulumtimin tuaj, për vendet që i përshtaten më mirë nevojave tuaja. Do të dëshironit të shihni se si t’i bëni të lumtur të pranishmit tuaj duke kursyer kohën tuaj nga ato detyra të lodhshme të menaxhimit të eventeve duke ia besuar Diplomat Event & Catering për të gjetur atë që është më e mira për ju.