6 Arsyet pse Breakfast Corporate Catering është i rëndësishëm - Diplomat Catering

Kur ju keni një event, konferencë, trajnim, seminar, takim të rëndësishëm me klientët tuaj apo qoftë edhe një mbledhje të rëndësishme me stafin tuaj, mënyra më e mirë është ta nisni aktivitetin duke ofruar një menu kateringu për mëngjesin tuaj. Mëngjesi është me të vertetë i rëndësishëm, është vakti më jetësor i ditës. Më poshtë po ju listojmë disa arsye pse një breakfast bufe është i rëndësishëm:

  1. Rrit Energjinë

Në raste të tilla ushqimi luan rol të rëndësishëm për të rritur energjinë e trupit.

Ne ofrojmë menunë tonë për një mëngjes të shëndetshëm, ushqyes dhe të shijshëm. Ju mund të zgjidhni nga larmia e drithërave të plota për një mëngjes energjik dhe plot fibra si tërshërë, kos grek kremoz, bageta të mbushura me proshutë dhe djathë, vezë të ziera ose omëleta të ndryshme, salmon të tymosur dhe krem ​​djathi.

  1. Rrit Nivelet e Përqëndrimit

Relaksohuni me një filxhan të ngrohtë çaji ose kafe. Por mund të përzgjidhni edhe lëngjet e freskëta të frutave. Përqëndrimi është i rëndësishëm që gjatë seminarit, konferencës apo takimit tuaj, të përthithni informacionin brenda një kohe të shkurtër.

  1. Funksionet Konjitive

Një mëngjes cilësor do të influencojë prodhimin e dopaminës, një substancë kimike shumë e rëndësishme për funksionet konjitive si vëmendja dhe memoria.

  1. Përmirëson Humorin

Askush nuk mund ta mohojë ndjesinë e kënaqësisë që të ofron një kek me çokollatë apo një muffin me reçel. Në menunë e mëngjesit, këto produkte janë prezente për të rritur disponibilitetin tuaj të mirë dhe për të përmirësuar humorin.

  1. Ul nivelet e stresit

Evente të tilla ndikojnë në mënyrë indirekte në rritjen e nivelit tuaj të stresit, por ja që për të mposhtur stresin, ushqimi ndikon shumë.Një menu e pasur me proteina ka tendencën të rregullojë reagimin tuaj ndaj stresit.

  1. Socializimi
    Aktivitete te tilla rrisin shkallën e socializimit duke u lidhur me njëri-tjetrin. Koha e përbashkët që kalojnë duke shijuar diçka së bashku është e mbushur me biseda mes miqsh.

 

Diplomat Catering vjen në shërbimin tuaj me breakfast catering. Në këtë link ju mund të shihni një menu shembull të realizuar për një klient. Pavarësisht llojit të aktivitetit tuaj, ne do jemi aty për t’ju dhënë maksimumin e shijes, përkujdesjes dhe detajit.