5 ide sesi të organizoni një ‘Baby Shower’ perfekte - Diplomat Catering

Po planifikoni një “Baby Shower” por nuk jeni të sigurt se nga të filloni? Për një ditë të paharrueshme, ja 5 ide interesante që duhet t’i konsideroni kur të planifikoni një festë të tillë. Nëna e ardhshme dhe të gjithë miqtë e saj do të surprizohen dhe do të kënaqen nga këto detaje interesante.

1. Tullumbace me shkronja

Tullumbacet e thjeshta tashmë nuk tërheqin më vëmendjen e fëmijëve. Ata janë zëvendësuar me tullumbacet me shkronja dhe shumëngjyrëshe ose nga balonat me ngjyrë argjendi apo floriri dhe me hije metalike më klasike të cilat kanë pamje mjaft atraktive duke bashkuar gërmat “Baby Shower” duke shpalosur edhe temën e kësaj feste. Për të përfunduar dekorin, mund të shtoni edhe disa tullumbace të vegjël të rrumbullakët në të dyja anët.

2. Lojrat Baby Shower

Nuk ka festë pa lojra! Provoni me miqtë tuaj disa lojëra zbavitëse që nxisin garën miqësore dhe sa e njihni njeri tjetrin. Ftojini të gjithë në lojë për një eksperiencë interaktive. Thuajini të gjithë të ftuarve të sjellin foto të tyre të fëmijërisë dhe luani lojën “kush është kush”.
Ju mund të përfshini lojra rreth gjërave të vogla, si gara me ushqim midis të ftuarve, lojrat me tullumbace si dhe të testoni njohuritë e të ftuarve me gjetjen e të të vegjëlve të kafshëve.

3. Dhuratat e vogla

Dhuratat e vogla të personalizuara janë një mënyrë e mirë për t’u treguar të ftuarve tuaj se vërtet e vlerësoni praninë e tyre dhe kohën e tyre për të marrë pjesë në festën tuaj. Nuk ka rëndësi nëse janë kavanoza të mbushura me karamele ose qese me kokoshka, kur ju jep diçka të vogël miqve për të marrë me vete në shtëpi është një mënyrë e mirë për të thënë faleminderit. Mendoni sesi dhuratat tuaja të përputhen edhe me temën e “Baby Shower”.

4. Tema e festës së ‘Baby Shower-it”

Përpara se të filloni punën me fyesat apo dekorimet, do t’ju vinte në ndihmë përcaktimi i një teme feste. Tema pak a shumë duhet të reflektojë preferencat e nënës së ardhshme dhe gjithashtu të fokusohet edhe tek “bebi i ri”. Për shembull, në qoftë se ju nuk e dini gjininë e foshnjes, ju mund të krijoni një temë nga natyra, duke e kompletuar me qirinj në trungje të pemëve dhe korniza të bukura prej druri ose një temë safari me tigrat dhe elefantët ekzotikë të vegjël. Por nëse e dini që do të jetë një vajzë, atëherë një temë pink si në përralla me një kështjellë me princesha do të ishte fantastike! Ose mendoni temën e grerëzave, duke e dekoruar vendin me lule të verdha dhe të zeza, kek të të vegjël me krem të verdhë, apo mbulesa tavoline me ngjyrë bazë të verdhë me topa të bardhë.

Çfarëdo që të preferoni, tema e festës duhet të jetë kryefjalë në çdo aspekt të saj. Duke e përfshirë atë në pjata dhe gota, peceta, dekore të vogla, dhe banera të varur në të gjithë shtëpinë ose hapësirën e eventit. Mundësitë janë të pafundme.

5. Baby Shower Katering

Sigurohuni që të kujdeseni për kateringun e duhur për një ushqim të shijshëm për të ftuarit dhe fëmijët e uritur. Ushqimet për një festë të tillë nuk kanë nevojë të jenë shumë të përpunuara. Një menu kateringu është gjithmonë një ide përfekte dhe është alternativa më e mirë. Çdo gjë gati për t’u servirur gjithçka që dëshironi në ditën e festës. Përpara se të porositni, pyesni për alergjitë apo ndonjë dietë speciale dhe gjithashtu edhe preferencat e nënës së ardhshme për ushqimet dhe pijet gjatë festës.

Pavarësisht nga mënyra se si e planifikoni festën tuaj, stafi ynë do ju asistojë dhe t’ju japë zgjidhjet më të mira për një event mresëlënës.