5 ide interesante si të organizoni ditën e fejesës me shërbim kateringu - Diplomat Catering

Përpara se të organizoni festën e fejesës, duhet të kujdeseni që ajo të jetë e përkryer me një menu të pasur kateringu. Nëse nuk jeni i sigurt se çfarë do t’iu servirni të ftuarve tuaj, ju sugjerojmë për të zbuluar 5 ide origjinale nga Diplomat Catering për përzgjedhjen e menusë së kateringut që dëshironi.

1. Menuja e Verës dhe Ushqimit
Ne ofrojmë nga larmia e menusë sonë që ju të përzgjidhni me kujdes ushqimet me të cilat mund të kombinohen sipas llojit të verërave. Për t’ju ardhur në ndihmë, ne ju rekomandojmë opsionet më të mira për ju dhe të ftuarit tuaj. Një kombinim i mirë i verës dhe ushqimit u jep të gjithëve mundësinë të eksplorojnë shijet unike të pjatave të ndryshme duke i shoqëruar edhe me pije të tjera.

2. Çfarë lloji kuzhine ju pëlqen?
Planifikoni rreth një lloji të caktuar menuje sipas shijeve tuaja ose mund të shtoni në menu ndonjë specialitet të ndonjë kuzhine të caktuar. Nëse ju i qëndroni besnik menusë tradicionale ne ofrojmë nga më të ndryshmet që nga djathrat e vendit, bukën e freskët dhe specialitetet tona. Nëse preferoni kuzhinë italiane, ju mund të zgjidhni një antipastë, pjepër të mbuluar me proshutë, sallata të freskëta të kopshtit dhe pasta.

3. Festë Casual
Nëse ju pëlqeni ushqimin e shpejtë dhe nuk doni që festa juaj të jetë shumë formale për ceremoninë e fejesës, mendoni t’i shtoni elemente të tjera menusë suaj. Për shembull, në vend të picave të zakonshme, shtoni edhe krostini margaret, qofte sferike, puffs, role me perime, ose edhe asortimente të tjera që ofrojmë nga kjo lloj menuje, në mënyrë që kjo festë e stilit ‘casual’ të marrë një pamje më klas.

4. Festa e stilit Brunch
Cila është mënyra më e mirë sesa për të filluar ditën me mëngjesin e vonë? Servirni bageta dhe salmon të tymosur, brioshë të freskët me reçel, muffins, fruta të freskëta dhe waffles. Ju mund të shtoni në menu edhe proshutë, salcice, dhe byreçka. Për pije, ofroni kafe dhe lëngje të shtrydhura.

5. Dekoroni një tavolinë me ëmbëlsira dhe karamele ose bonboniera (confetti)
Ëmbëlsirat janë kënaqësi më vete. Gjithkush preferon të shijojë diçka të ëmbël pas ngrënies dhe kjo nuk bën përjashtim as në festën e fejesës. Vendosni kavanoza me karamele të llojeve të ndryshme ose bonboniera (confetti), në një kënd, që të ftuarit t’i shijojnë ato gjatë gjithë festës. Secila bonbonier (confetti) përmban gjithmonë një numër ‘tek’ karamelesh (konfeta), sepse numri ‘tek’ simbolizon bashkimin e çiftit në ‘një’. Zakonisht 5 karamele është zgjedhja më e zakonshme sepse, simbolizon shëndetin, jetëgjatësinë, mirëqenien dhe fertilitetin e çiftit, por mund të përzgjidhen edhe 7 ose 9 copë. Ofroni ëmbëlsira të ndryshme që nga brownies, mini cupcakes dhe torta të tjera.

Secila prej këtyre pesë ideve që sugjeruam për katering është e sigurt që do ta bëjë festën tuaj akoma më të bukur. Diskutoni me stafin e Diplomat Catering për të marrë një menu të personalizuar per eventin tuaj!