Social Full Service - Diplomat Catering

SOCIAL FULL SERVICE

Jeni duke kërkuar të organizoni një ngjarje pa stres? Me shërbim të plotë, bëjmë gjithçka për ju. Është qëllimi ynë që të tejkalojmë pritjet tuaja dhe të sigurojmë një eksperiencë të paharrueshme për ju dhe mysafirët tuaj.

Në Diplomat Katering, ne e kuptojmë me të vërtetë rëndësinë e të gjitha momenteve dhe rasteve të veçanta të jetës dhe dëshirojmë t’ju ndihmojmë t’i ktheni ato në festime dhe kujtime që do të kujtohen përgjithmonë.

Sekreti për një pritje  të suksesshme, është të ftosh njerëzit e duhur dhe t’u shërbesh  atyre ushqim të jashtëzakonshëm. Kjo është arsyeja se pse ekipi ynë është kaq i përkushtuar për të punuar ngushtë me ju ,për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme.

Nëse planifikoni të organizoni një darkë intime me familjen dhe miqtë më të afërt, ose ndoshta një mbledhje më të madhe për të festuar ditëlindjen, apo ceremoni të ndryshme, ne jemi zgjedhja e duhur.

Ne sjellim kuzhinen te ju

In home dining

Mysafir ne eventin tuaj!

Lëreni gatimin, pastrimin dhe stresin e punëve dhe, thjesht, relaksohuni dhe argëtohuni, ndërkohë, që ne sjellim darken në shtëpinë tuaj.Ne paketojmë  kuzhinën tonë dhe e sjellim stafin tonë profesional te ju. Gjithçka është  gatuar në vend, duke përdorur vetëm përbërësit më të freskët, dhe me cilësi të lartë.Asnjë kërkesë nuk është shumë e madhe dhe asnjë detaj nuk është  shumë i vogël. Ne do ta trajtojmë çdo gjë me elegancë dhe thjeshtësi.Ekipi ynë është shume i përkushtuar ndaj  cilësisë, prezantimit dhe shërbimit që nuk lë vend për kompromis. Ne sigurohemi te kurojmë edhe detajet më të vogla .

Ne do të dërgojmë një kuzhinier dhe gjithçka që nevojitet për të kthyer mbrëmjen tuaj me miqtë në një natë të paharrueshme!
Nëse keni një feste diplomimi ose darkë romantike, ekipi ynë i dedikuar do të krijojë dhe do të shërbejë për ju një menu unike dhe të shijshme, të dizajnuar në konsultim me ju dhe duke reflektuar mbi të gjitha, shijen tuaj.

PERSONALIZONI MENUNË TUAJ

Personalizoni menunë,  bazuar në shijen tuaj personale. Me mijëra receta dhe një sërë specialitetesh, do t’ju ndihmojmë të krijoni një menu të përsosur. Dhe, nëse keni kufizime dietetike, nevoja të veçanta ose alergji të çdo lloji, nuk ka problem! Ne mund të përgatisim menu të të gjitha llojeve të dietave dhe kufizimeve, pa kompromentuar në cilësi apo shije.

Team

Venues

Rreth Nesh

Blog

Na kontaktoni

 

info@kateringevent.com
681-658-2775xx